Home > Company > Promotion Center > News
Ceragem është nderuar me Çmimin e Madh të Indeksit të Kënaqësisë së Konsumatorëve
2016-09-06
Kompania globale e kujdesit shëndetësor Ceragem është nderuar me Çmimin e Madh për pajisje mjekësore gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimit të Indeksit të Kënaqësisë së Konsumatorëve, e cila është mbajtur në hotelin Ramada Seul (Samseong-dong, Seul) më 6 shtator 2016.
Çmimi i Indeksit të Kënaqësisë së Konsumatorëve është një çmim shumë i rëndësishëm, i cili merr parasysh nivelin e kënaqësisë së konsumatorëve me produktet dhe shërbimet në fushat industriale të ndryshme në Kore.
Marka e kompanisë Ceragem që ka marrë çmimin kryesor është Ceragem Master V3. Ky produkt ka marrë miratimin e FDA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është një masazhues termik, i cili lëshon nxehtësi në pikat e masazhimit, duke vlerësuar peshën e trupit nga qafa deri në legenin e përdoruesit.
Ceragem u jep prioritet "praktikave etike të biznesit", si edhe "marketingut të bazuar në përvojë" dhe të orientuar ndaj klientëve.
Ky prioritet i fundit i mundëson konsumatorët që të kenë mundësi për të provuar produktet Ceragem dhe për t`i blerë me besim të plotë.
Prev | Ceragem New | Ceragem feston vjetorin e 10-të të sponzorimit të Fondit Korean për Fëmijët | |||
Next | Ceragem News | 2016 Head of Ceragem Global Corporation Workshop Held |