• CONTACT US
  • SITE MAP
  • SITE MAP
top

Company Introduction

  • Краток преглед
  • Бизнис
  • Порака од претседателот
  • Историја
  • Ceragem Macedonia
  • Култура на компанијата
    • Култура на компанијата
    • Култура на компанијата

글로벌 체험후기 고객의 사랑

News

Home > Company > Promotion Center > News

[Marka numër 1 në Kore] Ka ardhur koha për bizneset profesionale! Takoni Drejtorin e Përgjithshëm Kyu-Cheol LEE

2016-09-02


 

 

[Marka e biznesit profesional numër 1 në Kore] 

Epoka e vlerësimit të bizneseve nga pikëpamja e madhësisë ka mbaruar. Ka ardhur koha e bizneseve profesionale. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë Ceragem Kyu-Cheol LEE ka marrë pjesë në një episod të posaçëm të emisionit "Marka e biznesit profesional nr. 1", i cili është transmetuar nga kanali TV Edaily më 1 shtator në orën 17:00. Gjatë programit, ai i ka kushtuar shumë kohë diskutimit të filozofisë së vet të biznesit dhe marketingut unik të kompanisë, i cili është i orientuar ndaj përvojës, me qëllim për të siguruar kënaqësinë e konsumatorëve. Ai ka folur edhe për programet e përgjegjësisë korporative, me të cilat Ceragem është zhvilluar, duke u bërë një kompani globale për kujdesin shëndetësor. Gjithashtu, ai ka diskutuar vizionin e kompanisë Ceragem me audiencën televizive.

Sidomos, në këtë episod janë prezantuar hollësisht marka Master V3 e kompanisë Ceragem, programet e shquara të marketingut të orientuar ndaj përvojës përmes degës kineze të kompanisë Ceragem, degës indiane, Naviel-it në Kore dhe Klubit Balance 5, si edhe programet e përgjegjësisë sociale dhe vlerat kryesore të kompanisë Ceragem.

Duke filluar në orën 5 pasdite çdo të enjte, kanali korean Edaily transmeton emisionin "Marka e biznesit profesional nr. 1 në Kore", në të cilin prezantohen bizneset profesionale të vendit tonë që janë unike dhe inovuese, duke u ofruar drejtorëve të përgjithshme të atyre kompanive mundësinë për të diskutuar filozofitë e biznesit, vizionet dhe ëndrrat e tyre. 

Artikull i lidhur:[Marka numër 1 në Kore] Ka ardhur koha për bizneset profesionale! Takoni Drejtorin e Përgjithshëm Kyu-Cheol LEE 

공지사항 리스트
Prev Ceragem New Ceragem feston vjetorin e 10-të të sponzorimit të Fondit Korean për Fëmijët
Next Ceragem News 2016 Head of Ceragem Global Corporation Workshop Held