• CONTACT US
  • SITE MAP
  • SITE MAP
top

Company Introduction

  • Краток преглед
  • Бизнис
  • Порака од претседателот
  • Историја
  • Ceragem Macedonia
  • Култура на компанијата
    • Култура на компанијата
    • Култура на компанијата

글로벌 체험후기 고객의 사랑

News

Home > Company > Promotion Center > News

Ceragem feston vjetorin e 10-të të sponzorimit të Fondacionit për Mirëqenien Sociale Iksunwon

2016-09-01

 

 

Me qëllim për të festuar vjetorin e 10-të të sponzorimit të Fondacionit të Mirëqenies Sociale Iksunwon, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë Ceragem dhe ekzekutivi i lartë i Naviel-it dhe Klubit Balance 5, Kyu-Cheol LEE ka vizituar qendrën më 30 gusht të këtij viti dhe i ka bërë donacione financiare dhe në natyrë.


Fondacioni Iksunwon gjendet në Seonggeo-eup, Cheonan, Iksunwon dhe ai është krijuar në 1952, me qëllim për të mbështetur jetimët pas Luftës së Koresë. Ajo është zhvilluar në një organizatë gjithëpërfshirëse për mirëqenien e fëmijëve, e cila fokusohet në programe të mbrojtjes, trajtimit dhe ndërtimit të aftësive të fëmijëve. Aktualisht, 48 fëmijë nga mosha 3-vjeçare deri në moshën e kolegjit banojnë në këtë qendër.

 

Marrëdhënia e ngrohtë midis Ceragem-it dhe Iksunwon-it ka filluar në vitin 2006, dhe, gjatë këtyre dhjetë vitesh, Ceragem është angazhuar në aktivitete vullnetare, si edhe në donacione financiare dhe në natyrë me një vlerë prej 250 milionë KRW, për t`u dhënë një mesazh shprese fëmijëve the të rinjve në Iksunwon.

 

Si një kompani globale, Ceragem është përpjekur për të përmbushur përgjegjësitë e saj korporative si në Kore dhe jashtë vendit. Dega kineze e kompanisë ka marrë një rol udhëheqës në përmirësimin e mjedisit arsimor për fëmijët, duke përfshirë krijimin e Shkollave Fiillore "Shpresa" nën mbikëqyrjen e qeverisë kineze. Deri tani, kompania ka ndihmuar në krijimin e gjashtë Shkollave Fillore Ceragem "Shpresa" ​​në Pekin, provincën Shandong, Tianjin, provincën Yunnan, provincën Jiangsu dhe provincën Guangxi. Në këtë moment përgatitet hapja e shkollës Ceragem numër 7 në provincën Heibei. Kompania ka mbështetur edhe programin e bursave Ceragem në Universitetin e Pekinit, Universitetin e Nankait në Tianjin dhe Universitetin e Jilinit në provincën Jilin, me qëllim për të ndihmuar studentët e jashtëzakonshëm nga familjet me të ardhura të ulëta që ata të arrijnë ëndrrat e veta. Përveç kësaj, Ceragem ka mbështetur rindërtimin e shkollave-tenda në zonat me të ardhura të ulëta në Indi, dhe krijimin e shkollave për fëmijët me të ardhura të ulëta në Rumani, shkollave për fëmijët me aftësi të kufizuara në Serbi dhe shkollave inkluzive në Kili. Ceragem ka dhuruar lodra për jetimoret dhe spitalet e fëmijëve në Argjentinë, duke vazhduar në këtë mënyrë sponzorimet për fëmijët.

 

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë Ceragem Kyu-Cheol LEE ka deklaruar: "Ne konsiderojmë që marrëdhënia jonë 10-vjeçare me Iksunwon është e veçantë dhe ne do të vazhdojmë të jemi një kompani e dashur që bën kontribute në plan social për komunitetet lokale".

 

공지사항 리스트
Prev Ceragem New Ceragem feston vjetorin e 10-të të sponzorimit të Fondit Korean për Fëmijët
Next Ceragem News 2016 Head of Ceragem Global Corporation Workshop Held