• CONTACT US
  • SITE MAP
  • SITE MAP
top

Company Introduction

  • Краток преглед
  • Бизнис
  • Порака од претседателот
  • Историја
  • Ceragem Macedonia
  • Култура на компанијата
    • Култура на компанијата
    • Култура на компанијата

글로벌 체험후기 고객의 사랑

News

Home > Company > Promotion Center > News

Ceragem feston vjetorin e 10-të të sponzorimit të Fondit Korean për Fëmijët

2016-09-01

 

 

Me qëllim për të festuar vjetorin e 10-të të sponzorimit të Fondit Korean për Fëmijët, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë Ceragem dhe ekzekutivi i lartë i Naviel-it dhe Klubit Balance 5, Kyu-Cheol LEE ka vizituar degën Chungnam të Fondacionit dhe i ka bërë donacione financiare dhe në natyrë.

 

Që nga marsi 2006, Ceragem ka bërë donacione prej më shumë se 370 milionë KRW për Fondin Korean për Fëmijët përmes disa marrëveshjeve të ndryshme të sponsorimit. Zyrtarët e fondacionit kanë falënderuar kompaninë Ceragem për mbështetjen e saj për rritjen e shëndetshme të fëmijëve nga familjet me ardhura të ulëta në Chungnam.

 

Fondacioni është dega koreane e Fondit të Krishterë për Fëmijët (CCF) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është krijuar në vitin 1948. Pas përfundimit të mbështetjes financiare nga ana e CCF në vitin 1986, fondacioni u bë një organizatë koreane e pavarur. Në vitin 1988, Fondacioni ka hapur fshatin Hansarang, një institucion për kujdesin e fëmijëve paaftësi të rënda, i cili ka ndryshuar emrin e vet në vitin 2008. Me parullën "Një botë ku fëmijët janë të lumtur", fondacioni ka marrë pjesë në programe të ndryshme në Kore dhe jashtë vendit, duke promovuar të drejtat e fëmijëve për të mbijetuar nga varfëria dhe sëmundjet, si edhe të drejtat e tyre për mbrojtje, zhvillim dhe inkludim.

 

Marrëdhënia e veçantë me Fondin Korean për Fëmijët ka çuar në akordimin e një çmimi për Kryetarin e e Fondit Korean për Fëmijët, vizitën e një aktori të famshëm si Ambasador Publicitar i Fondacionit në Ceragem në 2009 dhe ligjëratën "Donacion Zbavitës". Ceragem është paraqitur në Sallën e Nderit të Fondit Korean për Fëmijët në 2014.

 

Përveç kësaj, zyrtarët ekzekutivë të Klubit Balance 5, i cili përfaqëson kuptimin e ri të bukurisë të kompanisë Ceragem dhe markën e saj të re të kujdesit shëndetësor, kanë marrë pjesë, nga 2015, në sponzorimin dhe aktivitetet vullnetare për fshatin Hansarang të Fondit Korean për Fëmijët, i cili gjendet në Gwangju, Gyeonggi-do. Ekzekutivët e lartë të klubit Balance 5, pronarët e degëve të tij dhe konsumatorët kanë vizituar fshatin Hansarang , i cili strehon mbi 100 fëmijë me paaftësi të rënda, kanë dhuruar artikuj shëndetësorë dhe të tjerë, kanë marrë pjesë në aktivitete për përmirësimin të mjedisit dhe kanë ofruar ushqim dhe snacks në emër të qendrës.


Që nga krijimi i tij, Ceragem ka qenë e frymëzuar nga altruizmi, duke përmbushur përgjegjësitë e saj korporative në Kore dhe vendet e huaja, përfshirë Kinën, Indinë, Gjermaninë dhe Kilin.

 

공지사항 리스트
Prev Ceragem New Ceragem feston vjetorin e 10-të të sponzorimit të Fondit Korean për Fëmijët
Next Ceragem News 2016 Head of Ceragem Global Corporation Workshop Held